Standard.al

Reagon Neymar Jr në “Facebook”: Kapitull që nuk do harrohet kurrë!

0

Pritej transferimi në një kampionat tjetër, por Neymar Jr nuk mendon për të ardhmen, por për të shkuarën.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ylli brazilian i PSG-së ka falenderuar zotin për drejtësinë e vendosur mes tij dhe modeles Najila Mendes de Souza, me këtë të fundit që e akuzonte 27 vjeçarin se kishte abuzuar seksualisht me të.

Ky do të jetë një kapitull që nuk u harrua kurrë në jetën time për shumë arsye. Kryesorja ishte “dëmi” i shkaktuar te mua, familja ime dhe njerëzit që më njohin vërtet. Unë do të jem i sinqertë dhe nuk do të them se jam i lumtur, por i lehtësuar. Scar do të vazhdojë të më kujtojë se sa qenia njerëzore është në gjendje të bëjë gjëra të mira, por edhe të bëjë gjëra të këqija! Po, bota ime ra përtokë … por siç thotë një legjendë: “për shumë toka është fundi i gjithçkaje, për ne është vetëm fillimi.

“Le të jetë fillimi jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që pësuan këtë lloj akuze të rreme dhe veçanërisht për çdo grua që është me të vërtetë viktimë e kësaj dëshira ime është që të jeni të fortë, të luftoni dhe të merrni gjithçka që ju meritoni! Faleminderit Zotit për gjithçka, gjithmonë!”-shkruan Neymar.

Braziliani është lidhur me një kalim te Barcelona, Reali i Madridit apo dhe Juventus, por PSG kërkon për të mos humbur shumë nga shuma e paguar 2 sezone më parë te Barcelona.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.