‘Narcotica’/ Alibeaj: Shqipëria vepron si narkoshtet, nuk ka negociata me BE pa u larguar kjo qeveri…

0
128

Partia Demokratike e cilësoi reportazhin e televizionit italian Rai 3 si demaskim të kryeministrit ndërsa theksoi se lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe trafiqet rrezikojnë integrimin e vendit në BE.

Lidhjet e qeverisë së Edi Ramës me krimin e organizuar, po rrezikojnë integrimin e vendit në BE.

Zgjidhja e vetme për Partinë Demokratike për t’u integruar në familjen evropiane është ndëshkimi i zyrtarëve të lidhur me qeverinë të cilat janë përfshirë në krim dhe korrupsion.

Partia Demokratike ka premtuar se në shtator do të prezantojë një program për ët luftuar krimin e organizuar si dhe paketë ligjore të hartuar me ndërkombëtarët për të ndëshkuar politikanët me pasuri të jashtëligjshme.

Deklarata e Enkelejd Alibeajt

Dokumentari i televizionit publik italian Rai 3, “Narcotica” faktoi në mënyrë dramatike se Shqipëria po rimbillet me kanabis, se krimi i organizuar shqiptar është i mbështetur në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe se Shqipëria është qendra e shpërndarjes në Europë të kokainës nga Amerika Latine dhe heroinës dhe Afganistani.

As heshtja e Edi Ramës, as fshehja e Sandër Lleshajt dhe as mashtrimet e Ardi Veliut nuk e ndryshojnë dot të vërtetën e mësuar ndërkombëtarisht se Shqipëria operon si një narkoshtet. 

Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është parajsa e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, që veprojnë me garanci politike e qeveritare.

Me zë dhe figurë drejtuesit e antimafias italiane pohojnë se vendi ynë është kthyer në qëndër të trekëndëshit të trafikut të drogës Meksikë-Kolumbi-Shqipëri, bazë e tranzitit të drogës nga Afganistani si dhe vend ku kultivimi i kanabisit është 5-fishuar krahasuar me një vit më parë, me një qarkullim monetar prej 3 miliard euro në vit.

Edi Rama hesht për veprën e tij “Kanabistan 2019”, sepse, me mbështetjen e tij, Shqipëria, veçanërisht Tirana, është shndërruar në lavatriçen më të madhe në Ballkan për pastrimin e miliardave të drogës.

Dyshja që helmoi shqiptarët me drogë dhe me gaz, që nuk lënë rast pa sulmuar qytetarët e vet, nuk guxojnë të thonë asnjë fjalë, jo më të veprojnë kundër mafias me të cilën po qeveris mbi miliardat e drogës. 

Shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e krimit të organizuar dhe kriminelëve të kërkuar në Europë është një akt i rëndë kundër interesit kombëtar. 

Për një vend të qeverisur në ortakëri me mafian që trafikon drogën nga Amerika Latine, Afganistani  dhe Kolumbia, Bashkimi Europian nuk ka për të hapur negociatat e anëtarësimit.

Kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare e Edi Ramës.

Në Tetor nuk ka negociata me Bashkimin Europian, sa kohë kemi një qeveri që është ortake me krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Shqipëria mund të hapë derën e Europës vetëm duke larguar nga drejtimi i vendit organizatën kriminale të Rilindjes dhe kryeministrin, që ka blerë pushtetin me paratë e trafikut të kanabisit, heroinës afgane dhe kokainës kolumbiane.

Shqipëria mund të hapë derën e Bashkimit Europian vetëm duke ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin, ata që me krimin dhe paratë e drogës blenë zgjedhjet. 

Shqipëria e hap derën e integrimit vetëm me prangat në duart e atyre që e kanë kthyer vendin në bazë të trafikut të drogës nga Amerika Latine e Afganistani drejt Europës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here