Ardit Gjebrea dhe Dritan Shakohoxha vizitojnë stadiumin e ri, ja reagimi i Shakohoxhës…

0
104

Stadiumi i ri Kombëtar po shkon drejt finalizimit të punimeve dhe shumë shpejt pritet që të hapet për të mirëpritur tifozët shqiptarë dhe jo vetëm. Ditën e sotme Ardit Gjebrea dhe Dritan Shakohoxha kanë vizituar stadiumin për herë të parë dhe të dyve ju kanë pëlqyer shumë punimet që janë bërë në të.

“Është spektakolar, do të jetë vërtetë një mrekulli që ta jetosh futbollin në shkallët e këtij stadiumi”, shprehet komentatori i njohur i ‘Digitalb’.

Gjatë kohës së vizitës Gjebrea dhe Shakohoxha urojnë njëri-tjetrin dhe shqiptarët për stadiumin e ri dhe me shaka Dritani i thotë Arditit se sa mirë që nuk është bërë komentator sepse do ju zinte vendin e punës të gjithëve. Në fund Shakohoxha tregon se Arditit i ka marrë një fanellë të kombëtares shqiptare me mbiemrin e tij, në mënyrë që në të ardhmen ta veshë edhe djali, Jon Gjebrea.

Dy personazhet e njohur ruajnë me njëri-tjetrin një miqësi shumë të mirë dhe kanë treguar edhe më herët se pasioni për futbollin është shumë i theksuar jo vetëm tek Shakohoxha, por edhe tek Gjebrea.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here