Mustafaj: Bashkohem me konkluzionin e Presidentit, që thotë se, zgjedhjet janë zgjidhja

0
103

Analisti dhe opinionisti i njohur, Besnik Mustafaj komentoi për veprimet e Presidentit, Ilir Meta në lidhje me kthimin e dekreteve për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij, këto veprime të kreut të shtetit janë shumë pozitive duke marrë në konsideratë edhe faktin që opozita tashmë është jashtë parlamentit dhe nuk ka aftësi penguese për to në komisionet përkatëse.

Për analistin Besnik Mustafaj, kushtet e opozitës të diktuara për qeverinë e kryeministrit Edi Rama për krijimin e qeverisë tranzitore dhe dënimin e politikanëve të përfshirë ne blerje votash,  janë të drejta dhe duhen konsideruar si shtylla kryesore, që do të shtrojnë më pas  “trasenë” për tejkalimin e ngërçit politik.

Bashkohem me konkluzionin e Presidentit, që thotë se : zgjedhjet janë zgjidhja dhe opozita duhet të bashkohet drejt rrugës për të rrëzuar regjimin e instaluar nga kryeministri. Nuk mund të këtë zgjedhje, pa krijimin e një qeverie kujdestare dhe në kushtet kur ata: që të gjithë personalitet në PS, ministra dhe zyrtarë, që kanë dalë në përgjime nuk kanë shkuar para drejtësisë. Dy kushtet e opozitës janë të drejta. Qeveria nuk i lexon zemërimet e qytetarëve,- tha ai.

(BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here