Gjendet i moshuari, ishte zhdukur në mal prej 4 ditësh. Ja arsyeja…

0
92

Policia ka mundur të gjejë sot pas katër ditësh të zhdukur, shtetasin Nezir Ahmetaj, i moshës 60 vjeç, nga Puka.

Ahmetaj kishte dalë për të mbledhur manafera më datën 4 gusht në fshatin Dardhë, por që nga ajo ditë asgjë nuk dihej për fatin e tij.

60 vjeçari humbi gjurmët në mal, por u lokalizua vetëm sot falë ndihmës së një helikopteri të specializuar për operacione të tilla.

Ai u transportua sot në spital në gjendje të fikti

Si pasojë e konsumimit të frutave të pyllit, Ahmetaj kishte pësuar helmim si edhe kishte humbje të memories dhe të ekuilibrit.

Ai kishte rrëshkitur në mal dhe kishte thyer këmbën si edhe kishte pësuar dëmtime të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here