Fitoi Lotarinë Amerikane/ Tentoi të mashtrojë Ambasadën, shqiptari pritet të dalë para drejtësinë…

0
110

Një shqiptar i cili ishte shpallur fitues me Lotarinë Amerikane, do të duhet të përballet me Prokurorinë tani e tutje, pasi ka mashtruar me dokumentacionin e shkollës.

Çlirim Tupi nga fshati Zabzun i Librazhdit mendoi se i gënjeu autoritetet amerikane, por kjo mesa duket përkohësisht.

Ai është paraqitur në intervistë në Ambasadën Amerikane me dokumente të falsifikuara të gjimnazit, dhe priste të merrte pergjigje pozitive nga ambasada.

Por këta të fundit kanë kryer verifikimet e tyre dhe u ka rezultuar që Tupi nuk e kishte kryer arsimin e mesëm.

Ky rast ka vënë në lëvizje Prokurorinë e cila ka zbuluar se bashkëpunëtor në falsifikim ka qenë edhe drejtori i shkollës ‘Shefqet Doku’ në fshatin Dorëz në Librazhd, Dashnor Hysa.

I cili i kishte shkruar në diplomë se Tupi mësonte me hope dhe sillet shumë mirë.

Tashmë të dy do të përgjigjen para drejtësisë për falsifikim të dokumenteve shtetërorë

Në prokurori Çlirim Tupi ka treguar se atij i nevojitej një diplomë dhe se kishte takuar një qytetar në Rrugën e Kavajës, të cilit i ka paguar 2 mijë euro për të marrë një vërtetim.

Policia shkencore i tha Prokurorisë se shenjat e vulave në vërtetimin e shkollës së mesme i përkasin vulës së shkollës.

Ndërkohë Tupi nuk rezultonte i regjistruar në indeksin e amzës.

Ish-drejtori i shkollës edhe ai i marrë i pandehur ka deklaruar se një i ri kishte shkuar në zyrën e tij dhe i kishte kërkuar një vërtetim notash dhe ai ia kishte dhënë pas një verifikimi në regjistrin e veçantë ku kishte parë që ky shtetas figuronte si nxënës i shkollës së mesme.

Por Prokuroria thotë se ish-drejtori nuk thotë të vërtetën dhe se zyrtari ka shpërdoruar detyrën duke mbajtur vulën jashtë shkollës dhe duke mos i vendosur numri protokolli vërtetimit që më pas është sjellë nga Librazhdi në Tiranë dhe është shitur për dy mijë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here