EMRI/ Drejtuesi shqiptar i mjetit përplas për vdekje çiklisten italiane, zbulohen detajet

0
80

Itali, një grua e cila po zhvillonte një tur amatorial çiklistik, është përplasur për vdekje nga një drejtues mjeti me kombësi shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në Via Roma, mëngjesin e së enjtes kur gruaja e moshës 54 vjeç, e identifikuar si Onorina Chiurato, humbi jetën pas përplasjes fatale.

Nuk është ende e qartë se cili ka qenë fajtori në këtë aksident, nëse gruaja ka ndërruar papritur kursin e drejtimit të biçikletës, ose nëse drejtuesi i mjetit e ka kuptuar shumë vonë prezencën e çiklistëve dhe ka qenë me shpejtësi të lartë.

Plagët e marrë nga gruaja ishin të rënda, çka ka qenë e pamundur nga ndihma e parë mjekësore për ta mbajtur në parametra jetësorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here