Arrestohet grabitësi i bankës, shqiptari me precedentë penale

0
111

Policia greke ka arrestuar një qytetar shqiptar që akuzohet për grabitjen e armatosur të një banke në qytetin veriperëndimor, Parga.

Grabitja ndodhi të hënën paradite, kur i arrestuari dhe një person tjetër u futën në filialin e një banke të maskuar me kapele dhe syze dielli dhe bërtitën ‘grabitje’.

Më pas ata kërcënuan me armë arkëtarin i cili u dha rreth 26 mijë Euro.

Para se të largoheshin, ata qëlluan një herë në ajër. Sipas policisë, 35-vjeçari shqiptar u arrestua në qytetin e Prevezës.

I arrestuari është person me precedentë të rëndë penale.

Ai ndodhej në kërkim që prej vitit 2012, kur kishte dalë me leje nga burgu i Patras ku vuante dënimin me 12 vjet për grabitje të armatosur.

Gjithashtu ai ishte dënuar në mungesë me 19 vjet burg, për një tjetër grabitje me armë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here