Standard.al

U kthyen në Atdhe për pushime, burri vret gruan e tij

0

Një 61-vjeçar ka vrarë gruan e tij mbrëmjen e së martës pas disa ditëve që kishin ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë.

Ngjara e rëndë ka ndodhur në Prizren. Dyshohet se një zënkë e tyre bëri që 61-vjecari të shkrep me armë zjarri, plumbat e së cilës dyshohet se i morën jetën 42-vjecares, A.V., mbrëmë pas orës 23:00, në lagjen ‘Hysni Morina’ të Prizrenit. Autori është vënë në pranga, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.