Tirana sërish pa drita, OSHEE shpjegon arsyen…

0
94

Disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike gjatë dy ditëve të ardhshme. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se më datë 8 dhe 9 gusht, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.

OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave.

Njoftim i OSHEE:

Datat 8-9 GUSHT

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 8-9 gusht do të punohet në disa zona të kryeqytetit e për pasojë do të stakohet energjia në këto orare

8 gusht
09:00-15:00
rruga “Sokrat Miho”, zona Fushë Mëzez, rruga e Durrësit, rruga “Milan Shuflaj”,: Bulevardi “Gjergj Fishta” pjesërisht, rruga “Sami Frashëri” pjesërisht, pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, rruga “Urani Pano”, bulevardi “Zogu I” pjesërisht, pranë “Veve” Center, zona midis rrugës “Ali Demi” dhe rrugës “Anastas Kullurjoti”.
09:00 deri 9:30
Zona midis rrugës “Siri Kodra” dhe rrugës “Karl Gega”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”,

10:00 – 10:30
rruga “Haxhi Hysen Dalliu”, rruga “Petro Marko” , rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Memo Meto”

11:00 -11:30
rruga “Hasan Ceka”, pranë rrugës “Don Bosko” , : rruga “5 Maji” pranë Medresesë,

12:00- 12:30
rruga “Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës pranë Medresesë,

9 gusht
09:00-15:00

rruga “Vëllezërit Manastirli”, rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Drejtorisë së Tatimeve dhe Sigurimeve Shoqërore, ruga “Tefta Tashko Koco”, zona tek rreth rrotullimi Kodër Kamëz, rruga e Dibrës tek Medreseja, rruga “Petro Marko” rruga “Asim Vokshi”

09:00-13:00
zona Mëzez,

13:00-15:00
rruga “Ali Bakiu”, rruga “Teodor Keko” pranë rreth rotullimit të ish-Doganës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here