Rakip Suli dhunon bashkinë, ja reagimi i Xhelal Mziut…

0
150

Kreu i bashkisë Kamzë Xhelal Mziu ka akuzuar kandidatin e Ramës, Rakip Sulin se ka vjedhur me forcë këtë institucion.

Ai ka reaguar në faqen e tij në Facebook, ku akuzon Sulin dhe shefin e komisariatit numër 5, Sali Skura si personat që thyen derën dhe u futën me dhunë në Bashki.

Reagimi i plotë i Xhelal Mziut:

Vidhet forcërisht nga Socialistët, institucioni i Bashkisë Kamëz.

Në orën 16.05 minuta Keshilltarët që u betuan se do të japin kontributin e tyre për të miratuar vendime të rëndësishme për qytetaret e Kamzës, të ndihmuar nga militantët e Partisë Socialiste dhe Personalisht nga Shefi i Komisariatit Nr. 5 Sali Skura dhe ndihmësit e Tij thyen xhamat e derës së jashtme dhe duke shpërthyer atë me forcë duke treguar se me çfarë qeverisje lokale do të përfaqësohet qyteti i Kamzës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here