Protesta në Kamëz, ja mesazhi i veçantë për Rakip Sulin

0
112

Teksa këshilli bashkiak i Kamzës u konstatua në një shkollë dhe Rakip Suli u betua si kryebashkiaku i ri, para godinës së bashkisë qytetarët u mblodhën për të protestuar.

Gjatë protestës janë vënë re disa parulla të veçanta.  Me pankarta në duar, demokratët kanë protestuar me parulla si “Kamza blu”, “Asnjë hap pas”, apo thjesht fjala ”Turp”.

Por ajo që ka rënë në sy ka qenë parrula e një burri i cili mbante në duar një letër ku shkruhej “Turp Mister 6%”, ku 6-ta është dhe përqindja e votave në raport me popullsinë e Kzmës, që kanë votuar Rakip Sulin më 30 qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here