Një tjetër shkencëtare zhduket pa gjurmë në ishullin grek

0
137

Një shkencëtare britanike është zhdukur pa gjurmë prej ditës së djeshme në ishullin grek Ikaria ku ishte me pushime që prej fillimit të muajit gusht.

34-vjeçarja astrofizikante, Dr Natalie Christopher, doli për vrap në mëngjes dje dhe nuk u kthye më. Partneri i saj qipriot 38 vjeçar është në shok ndërsa nuk ka asnjë shenjë deri më tani nga Natalie.

38-vjeçari tha se u zgjua në mëngjes dhe nuk e gjeti në dhomë. Kështu që e telefonoi  në celular dhe ajo i tha se po vraponte në zonën e Ayios Kirikos. Por pritja vazhdoi dhe Natalie nuk u shfaq. Ai e thirri sërish në telefon por nga ana tjetër nuk kishte asnjë përgjigje.

Në të tilla kushte 38-vjeçari thirri policinë për të raportuar që ajo kishte zhdukur rreth orës 12:40.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here