Një makinë përplaset keq me autobusin, ka të plagosur

0
117

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç i Zi.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë është përplasur me një autobus dhe si pasojë, disa persona kanë mbetur të plagosur.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulance për të transportuar drejt spitalit të lënduarit. Po ashtu, në terren gjendet edhe Policia për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here