Itali/ Ndryshon identitet, arrestohet shqiptari me precedent penal

0
119

Policia e Portoferraio në Itali, ka arrestuar një shqiptar 37-vjeçar në ishullin Ebla, ndaj të cilit kishte një urdhër ndalimi të lëshuar nga gjykata e Luccas për trajtimin e drogës. Shqiptari ishte zhvendosur në ishull një vit më parë dhe kishte ndryshuar identitetin, duke  përfituar gjeneralitete të reja. U zbulua identiteti i vërtetë i 37-vjeçarit, kundër të cilit ishte në pritje të një urdhri arrestimi, pasi duhej të vuante 9 vjet burg për trajtimin e drogës .

Masa e sigurisë ishte lëshuar ndaj tij në vitin 2013, por i arratisuri ishte zhdukur deri para disa ditësh, kur ai u kap në ishullin Elba. Pas konstatimit të identitetit të shqiptarit, i cili kishte qëndruar i fshehur pas shumë pseudonimeve gjatë qëndrimit në Itali, ushtria kapi dokumentin e identitetit dhe e arrestoi. Shqiptari u dërgua në burgun e Porto Azzurro në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here