Dikur qendër e rëndësishme ushtarake për Shqipërinë, sot një gërmadhë

0
109

Në Elbasan kanë ekzistuar një sërë repartesh ushtarake por sot shikon një gërmadhë që vizitohet shpesh nga narkomanët. Dikur një kurorë e rrethuar me reparte ushtarake, kurse sot një strehë për narkomanët.

Qendra ishte një mburojë e rëndësishme edhe për kryeqytetin. Aty ishte komanda të rëndësishme, brigade tankesh, reparte të artilerisë së rëndë, reparte të xhenios, të kimisë, komanda mbështetëse, depo të rëndësishme municionesh e pajisjesh luftarake. Në kufi me Cërrikun ishte edhe një pistë avionësh. Reparti dhe komanda në Krastë ishin nga më të rëndësishmet. Ajo rezistoi deri vonë, edhe pas ndryshimeve demokratike në vend.

Reparti ushtarak në Krastë të Elbasanit u kthye në një gërmadhë madje edhe në një problem shqetësues për komunitetin. Edhe pse ekzistojnë vendime dhe akte ligjore për transformimin e saj në një destinacion të rëndësishëm për qytetin, ende nuk dihet se ku ka mbetur dhe kush e pengon këtë proces. /Abc News/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here