Dhimbje dhe lot, i jepet lamtumira 20 vjeçares të vrarë me thikë nga i ati në Australi

0
116

Në funeralin e 20-vjeçares kanë marrë pjesë familjarë të afërm e fqinjë të familjes si dhe rreth 300 vajtues. I është dhënë lamtumira 20-vjeçares shqiptare Sabrina Lekaj e cila u gjet e vrarë në një makinë dhe pranë saj i plagosur babai i saj. Mbi këtë të fundit rëndon akuza për vrasjen e vajzës së tij me thikë dhe më pas vetëplagosja.

Në funeralin e 20-vjeçares kanë marrë pjesë familjarë të afërm e fqinjë të familjes. Vëllai i saj 11-vjeçar Pyrrhus, nëna e saj Romina dhe gjyshja me origjinë shqiptare vajtuan të ndjerën. Vetëm babai i të ndjerës, Petrit Lekaj mungonte pasi është në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës për tu përballur me akuzat e vrasjes të së bijës.

Por si ndodhi ngjarja e rëndë?

20 vjeçarja me emrin Sabrina Lekaj, studente e mjekësisë dhe një pianiste shumë e talentuar, u gjet e vrarë në sedilen e përparme të makinës “Mercedes-Benz” dhe bashkë me të u gjet edhe babai i saj Petrit Lekaj, i plagosur në stomak pasi kishte tentuar të vetëvritej. Ai u transportua në spital dhe të martën policia e akuzoi atë për vrasjen e vajzës së tij. Policia ka marrë në shqyrtim shumë prej mesazheve telefonik që Sabrina kishte shkëmbyer me miqtë e saj. Në mesazhet e dërguara, Sabrina ankohej se kishte marrëdhënie të vështira me prindërit e saj të cilët e akuzonin si k****. Sipas “Daily Mail Australia” studentja nga Shqipëria kishte një marrëdhënie të tensionuar me prindërit e saj.

Sabrina Lekaj, 20 vjeçe, kishte dërguar disa mesazhe me tekst për miqtë e saj më të afërt ku përshkruante jetën brenda katër mureve të shtëpisë në Adelaide, ku jetonte me prindërit e saj Petrit dhe Romina Lekaj.

Sabina iu shkruante miqve të saj për marrëdhënien shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se nuk donte të jetonte më nën një çati me ta.

Copëza nga mesazhet

Sabrina: “Unë vetëm qaja …Isha vërtet e zemëruar … sepse nëna ime gjithmonë më thërret k****

Mikja: “Oh, ti je një vajzë e bukur, mos dëgjon askënd” .

Sabrina: “Faleminderit. Unë dua të studioj, por dua të sigurohem që të kem para”. Një prej mikeshave të studentes së vrarë tha për “Daily Mail Australia” se babai i Sabrinës grindej shpesh me vajzën e tij edhe për gjëra të vogla. Ai donte thjesht të kontrollonte jetën e saj.

Familja Lekaj kishte emigruar në Australi nga Shqipëria dhe çifti punonin si promotor imobiliar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here