Arrestohen vjehrri dhe dhëndëri, kultivonin hashash dhe mbanin armë zjarri pa leje

0
99

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Denas’, ku në pranga ranë dy shtetas me raporrt familjar me njëri-tjetrin të cilën kultovonin hashash dhe mbanin armë zjarri në shtëpi.

Ata janë K.H, 57 vjeç, banues në fshatin Denas dhe dhëndrrit të tij shtetasi E.I, 30 vjeç, banues në fshatin Lekas, Korçë.

‘Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Denas”.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Komisariati i Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë.

Ndalohet një 57-vjeçar dhe dhëndrri i tij të shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Sekuestrohen 4 armë gjahu me municion dhe municione luftarake pa lejen e organeve përkatëse, si dhe mjete të cilat i përdornin për prerjen e bimëve narkotike.

Asgjësohen edhe bimë të dyshuara Cannabis Sativa, të kultivuara prej tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, pas një pune hetimore të mirë organizuar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Denas”, ku në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve në kërkim:

• K.H, 57 vjeç, banues në fshatin Denas dhe dhëndrrit të tij shtetasit

• E.I, 30 vjeç, banues në fshatin Lekas, Korçë.

Dy shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të kenë kultivuar në zonën midis fshatrave Denas dhe Punmirë, bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u gjetën dhe asgjësuan në vend me zjarr nga ana e Policisë, ku një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasit K.H. dhe dhëndrrit të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

4 armë gjahu me municion dhe muncione luftarake pa lejen e organeve përkatëse, si dhe mjete të cilat përdoreshin nga këta shtetas për prerjen e bimëve narkotike.’

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here