A do të marrë pjesë PD në zgjedhjet e 13 tetorit?/ Luciano Boçi sqaron pse nuk janë regjistruar deri tani…

0
107

Ish-deputeti demokrat, Luciano Boçi ka komentuar konstituimet e këshillave bashkiakë, dhe betimin e të zgjedhurve të dalë nga votimet e 30 Qershorit, tha se të gjithë kryebashkiakët që kanë marrë detyrën janë ilegjitimë, për shkak se zgjedhjet u mbajtën pa një dekret nga ana e presidentit të vendit.

“Procesi i 30 Qershorit është nul, dhe ka një atashim qytetar ndaj këtij procesi betimesh që po ndodh tani. Edhe raportet e OSBE-së e kanë theksuar se qytetarët nuk kanë pasur të drejtë që të zgjedhin, pasi PS ka garuar e vetme kudo në Shqipëri.

Situata është afër absurdit, por edhe afër instalimit të një junte policore në të gjithë vendin, e shtrirë tashmë dhe në pushtetin lokal.

Të thuash që PD po humbet pushtet se nuk ka garuar në zgjedhjet lokale, unë mendoj se nuk vlen, pasi tashmë është koha që të flasim për përgjegjësi në qeverisjen e vendit. Shqiptarët janë ai komb që përgjatë gjithë ekzistencës së tyre lirinë e kanë pasur shumë të nevojshme dhe kanë luftuar për ta ruajtur atë.

Ka një zemërim shumë të madh qytetar, dhe protestat sigurisht që do të vijojnë. Kushtet tona janë të qarta që ne kërkojmë qeveri tranzitore”, u shpreh Boçi.

Deputeti sqaroi edhe se pse PD nuk është regjistruar derimë tani në zgjedhjet për 13 Tetorin, duke thënë se kushtet që të ketë zgjedhje janë të qarta, mes tyre dhe ajo për largimin e kryeministrit Rama dhe qeveria tranzitore.

A do të merrni pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit?

Boçi: Ne kemi shprehur qëndrimet tona si opozitë, dhe në rakordim me aleatët kemi vepruar kundrejt zgjedhjeve të 13 Tetorit, ndërsa PD me një lëvizje politike vijon që të mbajë lart kauzën e saj për largimin e Edi Ramës. Ne e njohim anën kushtetuese të vlefshmërisë së dekretit të presidentit, por kërkojmë që të zbatohen kushtet e tjera. Ne nuk e kemi mbyllur derën e zgjedhjeve të 13 Tetorit, por para kësaj kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, dhe qeverinë tranzitore.

A ka një përçarje mes PD-së dhe LSI-së?

Boçi: Nismat e aleatëve janë të rakorduara me qëndrimet e tyre, ne nuk mund të lëmë në gjysmë kauzën tonë, që e kemi nisur prej kohësh. Në këtë rast dikush do të vijojë të luftojë për kauzën e presidentit, dhe një pjesë tjetër që është dhe qëllimi i përbashkët është respektimi i kushtetutës, mes tyre dhe dekreti i presidentit për zgjedhjet.

Fax News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here