‘Po jep me koncesion ç’të mundet’/ Manjani: Qëllimi është të vjedhë pasuritë publike, po punon për ditët që i kanë mbetur

0
127

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se Edi Rama me veprimet e fundit që po kryen që po jep me koncesion çtë mundet, është në ditët e fundit të qeverisjes së tij.

Kjo është edhe arsyeja që ai po i bie në top pasurisë publike të shqiptarëve.

‘Një gjë është e dukshme:

Kryeministri po i bie si n’top t’karadakut pasurisë publike të mbetur tashmë.

Po nxiton me shpejtësi marramendëse të japë çdo gjë të mundshme me koncension.

Çdo gjë publike, rrugë, minierë, pyll, vend turistik, trashëgimi kulturore e historike, bregdeti e çtë ketë mbetur po kalon sa hap e mbyll sytë në duar të kompanive private me PPP ose me koncension.

Ndërkohë nëpër territoret urbane kudo gjen një copë tokë, publike a private qoftë, e jep për ndërtim.

Me shpejtësi marramendëse po i bën këto. Duket sikur po punon për ditën e fundit.

Qëllimi është ta lërë vendin të paqeverisshëm dot nga interesi publik. Ideja e tij e sëmurë, kanceroze madje, është që vendi në 50 vitet e ardhshme të qeveriset nga privatët të cilëve ju ka dhënë praktikisht ekonominë shqiptare në dorë…

A do të ndodhë kjo gjë?!

Të shohim!

Por qeveria e re, kushdo qoftë pas kësaj flame kriminale do ta ketë të vështirë. Natyrisht, jo të pamundur.’-shkruan Manjani

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here