Standard.al

Mbrojtësi shqiptar bllokon transferimin në Turqi, ja arsyeja interesante…

0

Frederik Veseli nuk do të kalojë në Superligën e Turqisë. Lajmi që u dha i sigurt deri ditën e sotme, ka pësuar një kthesë të befasishme dhe kjo për vullnetin e vetë lojtarit, që në momentin e fundit ka bërë prapakthehu duke preferuar që ta vijojë karrierën e tij në Itali me skuadrën e Empolit. Të paktën për momentin…

26-vjeçari kishte sheshuar gjithçka me klubin e Denizlisporit, i sapongjitur në elitën e futbollit turk. Marrëveshja ka qenë mjaft e kënaqshme në aspektin financiar, por Veseli e ka parë të udhës të vijojë karrierën në një kampionat më cilësor. Kjo sepse Veseli dhe Empoli do të ndahen këtë verë, teksa mbetet për t’u parë se ku do ta vijojë karrierën mbrojtësi i Kombëtares.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.