Standard.al

Tritoli në banesën e nënkryetarit/ Mziu: Pasqyra e këtij regjimi, hakmarrje ndaj opozitës dhe mbështetësve te tyre

0

Kryetari i Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu, ka reaguar pas tritolit që iu vendos shtëpisë së nënkryetarit të Bashkisë, Vendim Demaj, duke e cilësuar si hakmarrje politike dhe akt terrorist.

‘Po ndiqja nga mediat dhe më vjen mirë që opozita është sinjalizuesja. Kjo është ngjarje e rëndë që kalon në heshtje nga policia. Besoj që është akt i pastër hakmarrje politike ndaj zotit Denaj duke qenë jo vetëm n/kryetar i bashkisë së Kamzës, por edhe anëtar i Këshillit Kombëtar, por edhe një aktor kryesor i këtyre protestave të 7 muajve të fundit. Situata ishte fati i mirë i familjes së Vendimit dhe komshiut dhe banorëve të tjerë që nuk ishin prezent në momentin e këtij akti terrorist. Nuk di se çfarë mund të them tjetër, kjo është pasqyra e këtij regjimi, jo vetëm për fshehjen, por hakmarrje ndaj opozitës, e njerëzve nuk i bëjnë fresk qeverisë” tha Mziu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.