Në pranga 17-vjeçari shqiptar, shpërndante drogë

0
515

Policia e Pistoias në Itali ka njoftuar se ka vënë në pranga një 17-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet  për posedim të drogës me qëllim shitjen e saj.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane shqiptari tentoi të shmangë kontrollin e policisë duke ju bërë rezistencë. Në momentin e ndaljes, ai hodhi në tokë një mbështjellës celofani që përmbante doza të ndryshme të substancës narkotike, por që më pas u konstatua se ishte e tipit “hashash”, gati për shitje.

Pas një kontrolli në shtëpi policia gjeti mjete me të cilat i riu shqiptar përgatiste drogën të cilën e bënte gati për shitje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here