Standard.al

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagosen dy persona

0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri  pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e personave të përfshirë. Ende nuk dihen motive e ngjarjes, e cila la pas dy persona të plagosur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.