Ky test gjaku parashikon nëse do të keni sëmundjen e Alzheimer

0
124

Shkencëtarët kanë zbuluar një test të ri të gjakut që mund të detektojë proteinat e Alzheimer (harresa) që ndërtohen në tru 20 vjet para se të shfaqen simptomat e sëmundjes.

Ky test i krijuar nga hulumtuesit e Universitetit të Uashingtonit, rrit 94% shanset e parashikimit të sëmundjes së shkatërrimit  të trurit, raportojnë këta hulumtues.

Mesatarisht, të sëmurët nga Alzheimeri jetojnë vetëm 4 deri në tetë vjet pas diagnozës, raporton “Daily Mail”.

Përgjatë asaj kohe, rënia e kujtesës mund të jetë e ngadalshme, ose mund të ndodh shumë shpejt duke çuar personin deri në izolim dhe frikë.

Pa marr parasysh se sa kohë mund të jetoj personi pas diagnozës, janë 7 faza të kësaj sëmundje, duke filluar nga paaftësimi klinik e deri tek rënia drastike e njohjes dhe kujtesës.

Njerëzit zakonisht diagnositifikohen gjatë fazës së tretë të sëmundjes e cila shënohet me një rënie të butë të kujtesës dhe që bëhet e dukshme vetëm për personat që kanë jetuar apo që e njohin personin. Në këtë fazë, përdorën një shumë e madhe e ilaçeve që ndihmojnë në ngadalësimin e humbjes progresive të kujtesës.

Tani që hulumtuesit dhe shkencëtarët kanë gjëtur testin për diagnostifikimin e kësaj sëmundje, ata janë duke shpresuar që të gjejnë sa më shpejt edhe ilaçin për parandalimin e kësaj sëmundje të frikshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here