Standard.al

6 vjet pa investime të huaja/ Basha: Shqipëria si Koreja e Veriut gjatë qeverisjes së Edi Ramës

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e barazoi qeverisjen e Edi Ramës me atë të Koresë së Veriut përsa u përket investimeve të huaja.

“Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Rama në Shqipëri në gjashtë vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë dy vendet pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit”, tha zoti Basha në Gramsh, ku u takua me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.

Kreu i opozitës argumentoi pse Rama ka ndjekur një politikë armiqësore ndaj investimeve të huaja në këto 6 vjet.

“Dy investimet e fundit të huaja janë Devolli dhe TAP, s’ka më investime të tjera. Të dyja janë kontraktuar në kohën e qeverisjes tonë. Nuk ka më asnjë investim të huaj, i ka përzënë. Pse i ka përzënë? Për të mbrojtur klientët e tij Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij.”- tha Basha, duke vënë në dukje se pa investime të huaja, nuk ka as zhvillim, as vende të reja oune, as mirëqenie.

Duke vënë në dukje se Shqipëria nuk paraqiti asnjë projekt infrastrukturor për financim nga Bashkimi Europian në Samitin e Poznanit, kreu i Opozitës tha se qëllimi i vetëm i kësaj politike është grabitja.

“Për hajdutin psiqik nuk është prioritet të marrë financime nga projektet europiane. Ai preferon më mirë t’i nxjerrë paratë nga buxheti i  taksave tuaja dhe t’i vjedhë me 2, 3, 5, 10 e 15 fish vlerën e preventivit. Në këtë mënyrë ai, familjarët e tij dhe një grusht njerëzish kanë krijuar pasuri marramendëse”, theksoi zoti Basha, i cili u shpreh se kostoja e grabitjes së qeverisë ka rënduar mbi qytetarët shqiptarë, e gjithë kjo kosto ka rënduar mbi qytetarët.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.