Standard.al

Delta Force dhe FNSH në ndjekje të autorëve që kryen plagosjen e dyfishtë

0

Policia e Vlorës ka arritur të identifikojë autorët e plagosjes së dyfishtë të ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.

Në ndjekje të tyre, përveç policisë lokale, janë edhe forcat e Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.

Sipas Policisë, autorët e dyshuar janë me inicialet E.XH dhe SH.L.

Pak minuta më parë, një pronar lokali në zonën e plazhit të vjetër, i identifikuar vetëm me iniciale A.B, mbeti i plagosur së bashku me djalin e tij.

Sipas raportimeve nga qyteti bregdetar, babai ndodhet në sallën e operacionit, por së bashku me të birin janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi qytetin e Vlorës, që është në kulmin e sezonit turistik, por sipas raportimeve paraprake dyshohet se shkak është bërë një konflikt banal i çastit

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.