Berisha: 140 milion Euro gjobë nga Edvin Hajduti dhe Becchetti, goditje e rëndë për Shqipërinë

0
109

Ish kryeministri Sali Berisha shprehet se gjoba prej 140 milionë eurosh që Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit i vendosi Shqipërisë për shkak të çështjes “Agon Channel” është goditje e rëndë për taksapaguesit shqiptarë dhe elektroshok për investitorët e huaj në vendin.

Sipas tij, ky është vetëm procesi i parë pasi biznesmeni italian Francesco Becchetti ka edhe biznese të tjera në vendin tonë, të shkatërruara nga qeveria Rama.

Postimi i plotë

“140 milion Euro gjobe nga Edvin Hajduti dhe Don Djall Agaçio per Shqiperine!

Te dashur miq, Gjykata Nderkombetare e Arbitrazhit te Bankes Boterore ka denuar Shqiperine me 140 milione euro per shkak te banditizmit, korrupsionit, qendrimit arbitrar dhe persekutimit, leshimit te mandat arrestit per motive politike nga Edvin Kristaq Hajduti dhe Sekertari i Pergjithshem i Mafies se Narkoshtetit shqiptar, Djall Agacio ndaj investitorit italian Francesco Becheti.

Ky denim i merituar per shkak te hajdutit paranojak Edvin Kristaq Mafia dhe supermafiozit Don Djall Agaçio eshte nje goditje e rende per takspaguesit shqiptar dhe nje elektroshok per investitoret italiane dhe te mbare botes per te investuar ne Shqiperi.

ps: Ky eshte vetem procesi i pare qe Becchetti ka fituar kunder vendit tone per njerin nga nga bizneset e tij te shkaterruara, Agon Channel por ai ka edhe biznese te tjera te shkaterruara nga korrupsioni dhe banditizmi i Edvin Kristaq Mafise dhe Don Djall Agaçio”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe lajmin e një mediaje italiane që mban titulin “Biznesmeni italian Becchetti fiton betejën ligjore kundër Shqipërisë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here