Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka shpërndarë në “Twitter” mesazhin e rëndësishëm që Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka dhënë sot për situatën politike në vend, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, teksa të gjitha bashkitë e këshillat bashkiakë po kalojnë në duart e socialistëve.
Sipas “Njeriut të Zotit”, kjo që po ndodh në vendin tonë nuk quhet më demokraci as formalisht.