Mediu: Në zgjedhjet e 13 tetorit, PR do të jetë përkrah PD

0
134

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë konfirmoi vazhdimin e koalicionit me PD dhe opozitën.

Ai u pyet nëse situata e krijuar mund të sjellë një ndarje të rrugës së partisë së tij dhe PD, Mediu u shpreh i sigurt nuk do të ketë një ndarje.

Fatmir Mediu: Unë jua them juve me siguri që nuk ka ndarje të PD-së me Partinë Republikane. Çështja është që ne duhet të marrim një qëndrim të qartë sa i përket zgjedhjeve të 13 tetorit. Partia Republikane nuk do të veprojë e vetme, opozita duhet të veprojë në mënyrë të përbashkët. Nuk do të ketë rrugë të veçantë të PR, por do të ketë rrugë të përbashkët të opozitës, në respektim të kushtetutës dhe të dekretit të presidentit. Në respektim të të drejtës së qytetarit për të votuar dhe duke respektuar të gjithë shqetësimin e ngritur nga zoti Basha për sa i përket dhunimit të zgjedhjeve dhe kontrollit që ka sot shteti shqiptar nga klane kriminale dhe korruptive. Nuk kemi asnjë ndarje nga kjo pikëpamje. 

Mediu theksoi se opozita duhet të ketë një qëndrim më të unifikuar dhe këtë duhet ta bëjë sa më shpejtë.

Fatmir Mediu: Por duhet të kemi qëndrim më të unifikuar dhe besoj që kjo duhet të ndodhë sa më shpejtë, sepse ne na kërkohet me kushtetutë që deri në datën 4 gusht të prezantojmë të gjithë kërkesën dhe procedurën dokumentare për zgjedhjet e 13 tetorit.

oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here