Toyota me 3.4 milionë euro, Belgjika: Dy persona të rrezikshëm në kërkim

0
123

Pasi kanë vizituar Tiranën në kuadër të një hetimi për çështjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në një makinë Toyota në portin e Durrësit, autoritetet belge kanë bërë një njoftim ditën e sotme.

Në njoftimin zyrtar thuhet se, policia federale belge është në kërkim të dy shqiptarëve të rrezikshëm, Alfred dhe Elvis Vladi.

Ja çfarë shkruan një prej gazetave më të mëdha belge, HLN:

“Si pjesë e një hetimi gjyqësor pas zbulimit të rreth 3.5 milionë eurove në Shqipëri në pjesën e brendshme të një makine të dorës së dytë nga Belgjika, policia federale belge po kërkon për dy shqiptarë. Sot, policia shpërndau mesazhin e hetimit për Alfred dhe Elvis Vladin. Të dy mund të jenë të rrezikshëm”.

“Më 24 qershor 2018, një kamion shqiptar u kontrollua nga autoritetet e drejtësisë në portin e Durrësit në Shqipëri. Në kamion ishin nëntë vetura, kryesisht nga Belgjika.

Autoritetet shqiptare zbuluan një total prej 3.366.700 eurosh dhe 80 mijë franga zvicerane në pjesën e brendshme të dy makinave.

Policia po heton faktet për këta dy persona në kuadër të hetimit gjyqësor: Alfred Vladi, 33 vjeç dhe Elvis Vladi, 39 vjeç. Të dy burrat- kushërinj- kanë kombësi shqiptare dhe mund të jenë të rrezikshëm.

Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre, mund të kontaktojë hetuesit në numrin falas 0800/30300 ose të dërgojë mesazhe tek adresë prospector@police.belgium.eu. Garantohet anonimati”.

Për çështjen në fjalë, para se makinat të kapeshin në Durrës, kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi Taulant Ballën si kokën dhe ideatorin e grupit krimianal,

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here