SHIFRAT ZYRTARE/ Berisha: Narkoshteti po shkon drejt falimentimit! Pamundësi për të mos paguar rroga dhe pensione

0
99

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur nëpërmjet një postimi në Facebook se ,“të dhënat zyrtare dëshmojnë se, narkoshteti po shkon drejt falimentit! Të ardhurat për 6-mujorin dhjetra milionë dollarë mosrealizime”.

 

Duke iu referuar të dhënave zyrtare, në një kohë kur në vend po reklamohet me të madhe aksioni anti-informalitet, Berisha shkruan se, me këto ritme po shkohet drejt pamundësisë për të paguar pensionet dhe rrogat.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Ndrikull Falimenti po sjell falimentin!

Te dhenat zyrtare deshmojne se narkoshteti po shkon drejt falimentit!

Te ardhurat per 6 mujorin dhjetra milione dollare mosrealizime.

Vetem TVSH rreth 9% me i ulet se plani.

Por dhe 3% me i ulet se sa ne te njejten periudhe te vitit 2018!

Nderkohe borxhi ndaj bizneseve per TVSH eshte rritur edhe me 10% sipas burimeve prane ndrikull Falimentit!

Taksa doganore dhe akcisa jane 9,8% dhe 1,3% me te ulta se sa plani.
Investimet publike jane 6,2% me te ulta se sa ne te njejten periudhe te vitit te kaluar!

Po shkohet drejt pamundesise per te paguar rroga dhe pensione!

Keto jane sukseset e para te ndrikull Falimentit te narkoshtetit shqiptar!

INFO PERMBLEDHESE JANAR – QERSHOR 2019

(statistikat fiskale paraprake, jo finale)

Bazuar ne te dhenat paraprake te publikuara nga Min.Fin, Te ardhurat totale per periudhen janar – qershor 2019 rezultojne 36 mln dollare me te ulta (- 1.6 %) sesa planifikimi qeveritar per kete periudhe.

Te ardhurat totale per 6 – mujorin 2019 rezultojne te jene vetem 3.9 % me te larta sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar, nderkohe qe duhej te ishin te pakten mbi 6 % me te larta (si pasoje e normes se pritshme te rritjes ekonomike dhe normes se inflacionit, pa perfshire ketu edhe efektin pozitiv shtese ne rast se do te kishim formalizim te ekonomise). Tregues i qarte i nenperformaces se organeve taksambledhese dhe ecurise se dobet te ekonomise shqiptare.

Verehen mosrealizime ne te ardhurat nga tatim & doganat. Konkretisht:

Te ardhurat nga tatim & doganat per periudhen janar – qershor 2019 rezultojne me nje mosrealizim prej 44 mln dollare (- 2.9 %) krahasuar me planifikimin buxhetor. Me ne detaje sipas zerave kryesore, verejme se:

• TVSH me mosreazlimim prej 63 mln dollare, – 8.7 %. Madje me shqetesim verehet se arketimet nga TVSH per 6 – mujorin e pare 2019 jane edhe me te ulta sesa arketimet e 6 – mujorit 2018, perkatesisht me 20 mln dollare me pak, ose – 3%.

• Tatim fitimi rezulton me realizim mbi planifikimin (+ 23 mln dollare).
• Akcizat rezultojne nenperformance, mungojne 2.8 mln dollare (- 1.3 %) krahasuar me planin 6 – mujor.

• Tatim mbi te Ardhurat Personale rezulton me realizim mbi planifikimin, + 21 mln dollare.
• Taksat Nacionale: me mosrealizim prej 19 mln dollare (- 10.1 %).
• Taksat doganore gjithashtu me mosrealizim prej 3.4 mln dollare, – 9.8 %.
Info shtese te detajuar per importet ne nivel 6 – mujor te disa produkteve kryesore (si psh karburant, cigare, etj), do mund te jete disponibel ne momentin qe do te publikohet te dhenat zyrtare finale nga ana e min.financave

Shpenzimet Operative dhe te Mirembajtjes (janar – qershor) rezultojne te jene 28 mln dollare me te larta sesa planifikimi 6 – mujor, ose 15 % me e larta.

Gjithashtu, krahasuar me faktin e te njejtes periudhe te vitit te meparshem, shpenzimet operative rezultojne te jene 30 mln dollare me te larta, ose 16.6 % me shume.

Investimet publike gjithashtu vazhdojne te rezultojne nen – performance edhe gjate 6 – mujorit 2019 (per kujtese: ne 2018 investimet rezultuan me mosreazlimin prej pothuajse 79 mln dollare, ose 9.3 % me pak krahasuar me buxhetin fillestar 2018).

Per periudhen janar – qershor 2019, investimet rezultojne me mosrealizim prej 40 mln dollare, ose 12.5 % me te ulta sesa planifikimi qeveritar (e shkaktuar plotesisht nga ecuria negative e financimit te projekteve me financim te huaj).

Verehet qe performanca e investimeve publike per 6 – mujorin 2019 eshte edhe me e dobet sesa “fakti” i te njejtes periudhe te vitit ta kaluar, perkatesisht 18 mln dollare me pak, ose – 6.2 %.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here