Standard.al

FOTO/ Gjykata i dha mandatin kandidatit të PS, Mziu nuk heq dorë, inaguron rrugën”Buones Aires”

0

Edhe pse një ditë më parë, Gjykata  e Tiranës i dha mandatin e kryebashkiakut kandidatit të PS, Rakip Suli, Xhelal Mziu vijon punën në bashkinë që drejton.

Kryetar I Bashkisë Kamëz ka qënë sot I pranishëm në inagurimin e përfundimit të punimeve publike në rrugën”Buones Aires” në Kamëz në një nga investimet e shumta që po realizohen në territorin e Bashkisë Kamëz,

Sipas njoftimit zyrtar, inagurimi i rrugës që ndodhet në lagjen-4 në Kamëz, është investim 100% nga buxheti i Bashkisë Kamëz.

Rruga “Buones Aires” ka një gjatësi prej 342 metra linear, gjerësi prej 6 metrash dhe bazë asfaltimi 5 metra. Në të dyja anët e rrugës janë vendosur kuneta me përmasa 2 X 0.5 metra.

Kryebashkiaku Mziu gjatë përfundimit të inspektimit të përfundimit të punimeve publike të rrugës “Buones Aires”, ku të gjithë banorët mbetën të kënaqur, premtoi se nuk do të rresht së punuari jo vetëm për këtë rrugë apo lagje por s’do të ndalem së investuari në çdo rrugë e rrugicë të Bashkisë Kamëz dhe jo vetëm në infrastrukturë por në ujësjellës,ndriçim dhe gjelbërim qyteti në transport dhe telekomunikacion si dhe shërbime ndaj qytetarëve.

Në inagurimin e investimeve të shumta që pati sot z.Xhelal Mziu, kryetari I Bashkisë Kamëz, në disa prej rrugëve tashmë të përfunduara siç ishin ato si:”Buones Aires” dhe “Miqësia” në lagjen-4 në Kamëz, “Ramush Hardinaj” në Bathore ishin të pranishme dhe disa prej mediave prestigjoze vizive, që ndoqën nga afër veprimtarinë ditore të z. Mziu duke inspektuar investimet nëpër rrugët e qytetit

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.