Standard.al

Basha ndërmerr hapin e papritur. Çfarë pritet sonte në mbrëmje vonë?

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha pritet të mbledhë aleatët sonte në mbrëmje rreth orës 21.00, në selinë e PD. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë aleatëve, të cilët pritet të sqarojnë në këtë mbledhje qendrimin politik lidhur me aktualitetin, por sidomos me 13 tetorin, mundësinë për zgjedhje vendore, dhe siç propozohet nga Presidenti, edhe për zgjedhje të parakohshme dhe madje edhe presidenciale. Për këtë ka pasur qëndrime të ndryshme nga aleatët. Ndoshta është kjo tema kryesore e këtij takimi sonte.  Por ai thotë se nuk mund të jenë  zgjedhje të lira e të ndershme me Edi Ramën kryeministër. Ai ka theksuar nevojën e një qeverie tranzitore, dhe ndëshkimin e atyre që janë kapur në vjedhje vote, referuar dosjes 339 dhe 184.

Ndërsa Ilir Meta e theksoi edhe sot, se palët duhet të bëhen gati për zgjedhjet e 13 tetorit, dhe se ai nuk ka kërkuar asnjëherë largimin e Ramës.

Ndërkohë, në media është raportuar se Duka i PAA, është shprehur se 13 tetori është afër, dhe duhet më shumë kohë për të shkuar në zgjedhje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.