Plas rrjeti/ Rama, Dako dhe Gjiknuri: Kemi vjedhur bashkë, por burgun do e bëni vetëm ( FOTO)

0
229

Vijon të komentohet ende vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të mos lejuar hyrjen në SHBA të kryebashkiakut në detyrë të Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas vendimit të zbardhur nga DASH, Dako akuzohet si i përfshirë në afera të mëdha korrupsioni, ndaj dhe kjo frazë ka sjellë debate e polemika edhe në politikën shqiptare.

Por nuk mungojnë as memet në rrjetet sociale.

Në një të fundit, publikuar nga Genc Sejko, shfaqet Rama duke komunikuar me Vangjush Dakon dhe ish ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri, edhe ky i akuzuar për disa afera të mëdha korruptive.

“Kemi vjedhur bashkë, por burgun do e bëni vetëm”, iu drejtohet Rama të besuarve të tij, lexohet në memen që shpërndan Sejko.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here