Hahn: Procedura e shkarkimit të Metës, problem për hapjen e negociatave

0
107

Johannes Hahn e ka bërë të qartë se Shqipëria është ende prapa në drejtim të hapjes së negociatave. Kjo pasi, sipas tij, qeveria ka probleme me dialogun. Hahn thekson se për Shqipërinë, janë disa probleme si mungesa e opozitës në Parlament, qeveria ka vështirësi në zhvillimin e dialogut si dhe procedura për shkarkimin e Presidentit.

Jemi ende duke punuar që t’i çojmë të dy vendet në negociata. Por nuk është sekret se ndjesia mes shteteve anëtare për Maqedoninë e Veriut është thjesht më e mirë. Të dy vendet i kanë përmbushur kriteret e kërkuara si kusht nga anëtarët e bllokut. Për këtë arsye, kemi bërë një rekomandim për të dyja. Megjithatë, Maqedonia e Veriut nuk ka arritur vetëm reformat e kërkuara, por edhe marrëveshjen historike të Prespës e po kështu, edhe traktatin e miqësisë së mirë me Bullgarinë. Për Shqipërinë, për fat të keq, në plan të parë tani janë problemet si mungesa e opozitës në parlament, fakti që qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, si dhe procedura për shkarkimin e Presidentit”, tha ai.

Hahn tha se reforma në drejtësi ishte një nga kriteret kryesore për vlerësimin e përparimit të Shqipërisë.

Në intervistë, Hahn thotë se një nga kundërshtarët e zgjerimit, Franca, ka filluar të ndryshojë retorikën e saj. Sidoqoftë, ai thotë se shpreson që Franca të ndryshojë qëndrim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here