Grevë te Burgu 302, tetë kërkesat e të paraburgosurve. Nga dhuna, te ushqimi

0
190

Të gjithë të paraburgosurit e burgut Nr. 302, në Tiranë, prej 48 orësh janë në një grevë urie pa afat.

Qëllimi i grevës së urisë sipas tyre, është respektimi i të drejtave dhe lirive themelore dhe plotësimi i kushteve të vendosura në letrën publike drejtuar krerëve më të lartë të shtetit dhe Përfaqësive të Huaja të akredituara në vendin tonë. Të burgosurit kanë 8 kërkesa që kërkojnë t’u plotësohen, ndërkohë kjo nuk është hera e parë që të burgosurit e burgut 302 hyjnë në grevë urie.

Dhe në mars të këtij viti ata kundërshtuan cilësinë e ushqimeve në burg dhe moslejmin e takimeve me familjarë.

I vetmi që ka folur deri tani për këtë problem është ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa të gjitha institucionet, përfshirë edhe shumë media në vend, po heshtin.

“48 orë pa ngrënë. Askush nuk flet”, tha një prej të paraburgosurve.

LETRA E PLOTË

Të nderuar në respekt të detyrës tuaj në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë. Ju drejtohemi ju si organet më të larta ligjzbatuese në vendin tonë, duke parë që po na shkelen të drejtat më themelore të njeriut në të gjitha institucionet penitenciare (IEVP) në Shqipëri.

Të nderuar: Dëgjojmë me vëmendje çdo ditë të artikulohet reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj dhe nuk po kuptojmë se si do të zbatohet kjo reformë në kushtet aktuale?? Ku njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit. Thuhet se do të përmirësohet profesionalizmi në hetim dhe në gjykim. Kur sot në vitin 2019 gjykata merr vendime në bazë të bindjes juridike dhe me indicie përgjimesh pa kurrfarë fakti. Nuk e kuptojmë pse me dy standarde Kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë artikulojnë se nuk mund të dënosh me përgjime dhe pa fakte kurse ne na gjykojnë pa fakte dhe me përgjime të turpshme, si dhe duke qenë të paaftë profesionalisht kanë nxjerrë termin “Organizate kriminale”.

Thonë se ka vakum ligjor nuk ka institucione dhe i shkelin ligjet me të dy këmbët, i thyejnë afatet ligjore pa kriter, na mbajnë në burg dhe nuk japin asnjë shpjegim. Simboli i drejtësisë Peshorja e famshme ka vite që anon në një krahë, atë të organit të akuzës, ndërsa mbrojtja thonë: Nuk e dimë çfarë po bëhet?! Me të drejtë pyesim çfarë po bëhet me ne?? Thonë që kemi presion politik dhe nga ndërkombëtarët, si dhe dizinformojnë edhe mediat. Ka filluar represioni psikologjik duke na ofruar ligjin e institucioneve të drejtësisë italiane, atë të 41/Bis.

Të nderuar zonja dhe zotërinj ky ligj ka specifikën e ligjit dhe aplikohet për “organizata mafioze”. Pyetja është: A ka organizata mafioze në Shqipëri?

Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu kryeministri i Shqipërisë, z.Edi Rama thotë po e citoj: Holanda i referohet disa kriminelëve shqiptarë por kurrsesi nuk mund të pranojmë që në Shqipëri ka organizata mafioze, atëherë për çfarë duhet ligji 41/Biss në Shqipëri?

Ky ligj si në Itali dhe në të gjithë BE-në shoqërohet me paketë ligjore, ku për sjellje të mirë shoqërohet me dënime alternative dhe me bazë ligjore me 3/5e dënimit. Jemi dakord të kërkoni zbatimin e ligjit në këto institucione por në kemi edhe të drejta që na janë mohuar prej vitesh. Duke qenë qytetarë të këtij vendi kemi dhe ne të drejtë që për përvjetore të ndryshme, festa të Republikës etj. të përfitojmë ulje dënimi nëpërmjet një amnistie që nuk mbahet mend se kur ka qenë e fundit. Ne nuk kërkojmë arnime të nenit 71 të K.Penal por amnisti gjithëpërfshirëse, ku të gjithë të dënuarit të përfitojnë për t’u ndjerë të barabartë si qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Për të burgosurit e përjetshëm të zbatohen ligjet e BE jo të persekucionit.

Të nderuar Znj. dhe zotërinj drejtues të institucioneve më të larta të vendit ju informojmë se ne në këto institucione na është mohuar e drejta për ajër edhe kafsha ka kushte më të mira ajrimi.

1- Prandaj kërkojmë nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të na mundësohet ajrimi si në të gjitha institucionet e tjera penitenciare (IEVP) në Shqipëri.
2- Në raste gëzimi familjare apo hidhërime të na mundësojnë takim shtesë sepse kjo ka kaluar në kompetencë të Drejtorit të Përgjithshëm;
3- Të na mundësojnë aktivitete kulturore-sportive.
4- Të përmirësohet cilësia e ushqimit në parametra si në sistemin e BE.
5-Të na lejohet bombol gazi si në të gjitha IEVP në gjithë Shqipërinë.
6-Të përshtaten dhomat e takimit me familjarët si në sisteme të përparuara të mos krijojë stres tek familjarët.
7- Të eliminohet dhuna psikologjike e fizike nga forcat e DAPIT duke respektuar konventën e të drejtave të njeriut dhe rekomandimet e Kopenhagës.
8- Të respektohet nga ne rregullorja e brendshme e burgjeve për sendet e ndaluara, por të mos spekulohet nga drejtuesit e ministrisë dhe drejtorisë së përgjithshme duke veçuar sendet e ndaluara nga celulari sepse kemi të bëjmë me një handikap. Për çdo send të ndaluar merr raport shërbimi në institucion kurse për celularin dënohesh penalisht. Në pritje të përgjigjes pozitive nga ana juaj. Me respekt të paraburgosurit e IEVP 302 Tiranë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here