Elona Guri: Elisa dhe Olta, tundjet e shtëpive të shqiptarëve nga tërmetet nuk janë si tundjet e juaja belly dance për Edin

0
160

 

Anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri reagon pas dy tërmeteve që tronditën rajonin e Korçës pasditen e sotme.

Përmes një statusi në Facebook, ku nuk mungon ironia dhe sarkazma ndaj eksponentëve të lartë të Rilindjes, Guri rikujton një tjetër “tërmet” të fuqishëm që pritet të godasë Shqipërinë, atë të 13 tetorit, data që presidenti i Republikës Ilir Meta e ka hedhur në publik si datë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale dhe jo vetëm.

Postimi i plotë i Elona Gurit:

Paralajmëroi rilindjen për tërmetin, ata nuk e vunë ujin në zjarr. Tërmeti ra, njerëzit janë lënë mes katër rrugëve.

Ndërkohë rilindja për një shprehje “Edi I Love You” që një Elisë a Oltë tjetër e Ministrisë së Jashtme thirri e “ekzaltuar”, harxhuan 720 milione lekë të reja nga fondi rezervë i qeverisë që përdoret në raste fatkeqësish, duke e lënë vendin të papërgatitur dhe njerëzit në mëshirë të fatit.

Ka paralajmëruar edhe për 13 tetorin. Mirë është të dëgjohet, se siç e ka thënë populli: Ilir Meta, i di mirë punët e veta. Tërmeti i 18-19 tetorit do jetë shumë më i dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët se ky i sotmi.

Rilindja do i lajë një ditë kusuret e veta, ndërkohë shqiptarët të mbledhim mendjen të mos na shtohen prej rilindasve kusuret tona.

Për Elisën dhe Oltën do t’ju kujtoja që tundjet e shtëpive të shqiptarëve nga tërmetet nuk janë si tundjet e juaja belly dance për Edin, as si tërmetet e Damianit. Jetët dhe pronat e shqiptarëve janë shumë më të rëndësishme se karriket tuaja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here