Standard.al

Rrokaj: Rama nëse kërkon dialog, s’ka pse i bie vërdallë. Ai është produkt i manipulimit

0

Ish-deputeti Shezai Rrokaj  foli për aktualitetin politik duke e vënë theksin tek nevoja që ka vendi që të zhvillohet një dialog dhe marrëveshje politike mes palëve në interest të vendit.

Duke komentuar edhe konferencën e sotme të kyeministrit si dhe çështjen e Teatrit Kombëtar, Rrokaj tha se Rama po e bën këtë për të favorizuar oligarkët duke argumentuar se është e nevojshme ndërtimi i një godine të re.

“Po u jepen prona oligarkëve që do të kenë një kohëzgjetje përtej një mandati qeverisës. Ai këmbënguli në të vetën dhe tha se Tirana ka nevojë për një teatër të ri, Teatri nuk është më një çështje ndërtese fizike por memorie kolektive që çdo njeri bën të pamundurën për ta jetëzuar dhe jo shembur. Presidenti po i mëshon çdo çast nevojës për dialog dhe zhvillim të zgjedhjeve pluraliste ku marrin pjesë të gjitha partitë politike sepse zgjedhjet e 30 Qershorit ishin moniste dhe treguan se mbështetja e mazhorancës nga elektorati ishte shumë e vogël pasi 85% nuk e votuan. Shqiptarët i thanë boll, ne nuk duam shqiptarët që ikin nga shqipëria si dhe reformat që janë ndërmarrë nuk kanë pasur asnjë impakt pozitiv”.

Duke përsëritur qëndrimin e faktorit opozitar se zgjedhjet e 30 Qershorit janë të paligjshme dhe të refuzuara nga shqiptarët, Rrokaj radhitui edhe një sërë problemesh që ka vendi me krimin, korrupsionin dhe institucionet ligjzbatuese.

“Shqipëria ka një problem me krimin e organizuar, me mos respektimin e ligjit nga mungesa e disa institucioneve, ka një kapje të drejtësisë, ka prezencë të trafiqeve të drogës. Morën pushtetin e drejtësisë, po marrin edhe presidencën, po marrin edhe ligjin për  mediat online. Kjo qeveri nuk ka të ngopur me pushtetin.

Unë them se Kushtetutë kishte edhe para vitit ’90 por garantonte zgjedhje moniste . Ajo çfarë duhet të arrihet është vendosja e zgjedhjeve të lira. Asnjë logjikë normale nuk do të mënjanonte pozicionin e Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës”.

Duke folur rreth kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë ndaj Komisionit të Venecias për të dhënë një opinion për situatën politike në vend, Rrokaj tha se nuk beson se Venecia shqetësimin e Presidentit do ta quajë shqetësim.

“Nuk besoj se Venecia do ta quajë shqetësimin e Presidentit si një gabim, por si një zgjidhje për arritjen e një marrëveshje politike. Sepse interesat publike janë shumë të mëdha se interesat politike”.

Ndërkohë që rrotacionin e pushtetit vendor dhe përplasjet që kanë ndodhur dhe që pritet të ndodhin ndërmjet të majtëve dhe të djathtëve, Rrokaj e quan si një kaprico të kryeministrit.

“Kjo është kapriço e kryeministrit që me çdo kusht të kryejë një akt përmes formave dhe imponimit të pushtetit në çdo bashki të vendit, ndërkohë që të drejtën e zgjedhjeve e dekreton Presidenti i Republikës. Dhe sipas vendimit të këtij të fundit data e zgjedhjeve kushtetuese dhe ligjore është data 13 Tetor. Unë mendoj se duhet të ketë ulje të tensioneve dhe përplasjeve dhe ulje në dialog që të pranohet nga të gjithë kjo datë. Grupet kriminale ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve e që më pas edhe në qeverisjen e vendit. Nëse duhet të ketë një dialog nuk ka nevojë pse ti biesh vërdallë, opozita është në të drejtën e aj ti kërkoj Partisë Socialiste, jo kryeministrit sepse është produkt i manipulimit dhe votave të vjedhura, duhet ti kërkojë 5 pika me të cilat mund të zhvillohet një tryezë”.

Ndërkohë lidhur me qëndriin e faktorit ndërkombëtar për situatën në vend Rrokaj th:

“Faktori ndërkombëtar e njeh mirë situatën, por pse po vonon? Është strategji e tij, pasi duhet ta zgjidhin vetë shqiptarët këtë situatë”.

Fax News

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.