Standard.al

Reagon nënkryetarja e LSI: Shfaqje e shëmtuar pjesmarrja e kryeministrit në konstituimin e këshillit bashkiak, njësoj si çdo shfaqje e tij në publik

0

Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook mbi pjesmarrjen e kryeministrit Edi Rama në konstituimin e këshillit bashkiak të kryeqytetit.

Postimi i plotë

E njejta shfaqje e shëmtuar deri në neveri siç ne fakt janë të gjitha shfaqjet publike të Edi Ramës, ishte edhe farsa e konstituimit të këshillit bashkiak të kryeqytetit, çka tregon fare qartë se si ky njeri ka sëmundjen e kapjes së shtetit, përmes uzurpimit të të gjitha pushteteve.

Turp e skandal i madh që konstituohet një këshill bashkiak monopartiak dhe e gjithë farsa e ideuar dhe realizuar në funksion vetëm të Edi Ramës.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë jo pa qellim i ka dedikuar një kapitull të veçantë qeverisjes vendore pasi në frymen që ajo perçon pushteti qëndror e lokal janë të ndarë.

Dua te sjell në vemendje gjithashtu që këshilli bashkiak ka pasur gjithmonë traditën që mbledhja e parë e konstituimit të Këshillit të ri të drejtohej nga këshilltari më i vjetër i tij ,po kjo traditë u shkel sot nga më i vjetri në mendësi Kryeministri Rama.

Gjithashtu ligji i vetqeverisjes lokale parashikon se njësitë e vetëqeverisjes vendore rregullojnë dhe administrojnë ushtrimin e funksioneve të veta në mënyrë të plotë dhe të pavarur, në përputhje me Kushtetutën, Kartën Europiane të Autonomisë Vendore dhe ligjet në fuqi.

Por sot nuk ka më vlerë të flasim për autonomi, pavarësi të pushtetit lokal ku arroganca e kryeministrit Rama shkon deri aty sa e tregon hapur se kush e drejton faktikisht Bashkinë e Tiranës.

Une e refuzoj këtë diktaturë te re dhe si une sot janë 85% e shqiptarëve që refuzuan votimet monopartiake të 30 Qershorit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.