DASH e shpall “non grata”, ja qëndrimi i Ramës për Dakon

0
96

Kryeministri Rama e ka mbrojtur Vangjush Dakon në dy qëndrimet e fundit publike që ka mbajtur lidhur me akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Ai ka përqeshur vazhdimisht përgjimet e publikuara nga “Bild”, kur Dako del i lidhur me një grup kriminal të përfshirë në manipulim e blerje vote. Por po ashtu, Rama e ka mbrojtur Dakon edhe për punët e tij si menaxher i Durrësit, kur u shpreh se qytetarët do ta kujtojnë atë me admirim.  Ja dy deklaratat e Ramës të bëra në datën 12 maj dhe 24 qershor 2019:

12 maj 2019 në Kryeministri

Flasin për një kryetar bashkie, i cili përmendet në një fjali mes dy kriminelëve dhe vetë nuk ka asnjë bisedë, zero, ku të flitet edhe së largu për ndonjë gjë që lidhet me blerje apo shitje. Tani, si mund të jenë këto dy gjëra arsye për të vazhduar një storie pafund. Unë e kuptoj është dëshpërim, është mungesë argumentesh, është mungesë faktesh dhe politikisht ok, por ç’domethënë kjo që i bëhet një jehonë këtu dhe aty.

24 qershor 2019 në Durrës

Kush shton baltën mbi Vangjushin dhe bashkinë e Durrësit nuk do që të kujtojë se Vangjushi ka fituar kur në pushtet ishte Sali Berisha me gjithë mekanizmat e veta dhe me të gjitha format e mbrapështa. Ata (PD) nga të akuzuar janë kthyer në akuzues!

A ka njeri normal që arsyeton që e njeh, sadopak politikën që mund të mendojë se njeriu dhe partia këtu në Durrës, që mundën Saliun me skuadrën e vet me të ndjerin Sokol Olldaashi, me Topallin dhe të tjerë kur ata ishin në pushtet, u dashka të blejë vota për të mund Lulin, Gridën e Salianjin. E thënë ndryshe, të kesh mund Olldashin (figurë e spikatur) dhe të akuzohesh se ke blerë vota për të mund Oerd Bylykbashin.

Ajo që mbetet në gjithë rrugëtim tonë, përballë lumit të baltës janë puna dhe veprat dhe pa asnjë dyshim qytetarët do ta kujtojnë gjithmonë me respekt e admirim peridhunën kur kryetar ishte Dako

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here