Friday, March 29, 2024
Home Aktualitet Shpërthen arkitekti i njohur kundër Ramës: Ai të përdor, çdokush që nuk...

Shpërthen arkitekti i njohur kundër Ramës: Ai të përdor, çdokush që nuk është dakord të largohet

0
114

Arkitekti Maks Velo  tregoi arsyen pse vendosi të largohej nga kryeministri . Arkitekti thotë se nuk e dëgjon më kryeministrin Edi Rama sepse ai të përdor,  ndërsa thekson se kishte kuptuar se çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet.

Beti Njuma: Pse nuk ju dëgjon më kryeministri? Ju keni qenë një nga njerëzit e afërt të tij. Pse kjo metamorfozë në marrëdhënien tuaj?  

Maks Velo: Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. Rasti i teatrit është gjëja me katastrofoike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është Qemal Stafa është e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike e zhduku Rama. Si  është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane. U mbush me dyqane. Toptani dy kate nuk funksionoi se ka super ngopje në dyqane dhe po të ishte dy kate më pak do të ishte shumë më mirë e harmonizuar me ambientin. PO pse i bëjnë. Vjedhin ajrin. Ne Beti jemi gati të vjedhim çdo gjë. Edhe ajrin.  

/Ora News.tv/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here