Bombë në Afganistan, sulmohet kandidati pas zyrtarizimit të fushatës zgjedhore

0
115

Pas zyrtarizimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të Afganistanit  të cilat do të mbahen më 28 shtator ka shpërthyer një bombë afër zyrës së kandidatit për zëvendëspresident, Amrullah Saleh.

Saleh në këto zgjedhje po kandidon si zëvendës i presidentit aktual afgan, Ashraf Ghani.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi tha për Radion Evropa e Lirë se një sulmues është futur në ndërtesën e partisë së Saleh pas shpërthimit dhe është përleshur me forcat e sigurisë afgane.

Dëshmitarët thanë se e kanë parë Salehun duke u evakuuar nga ky kompleks në Kabul, teksa brenda ndërtesës kishte përleshje të armatosur.

Sipas informacioneve të para, të paktën një person është vrarë nga shpërthimi i bombës dhe të paktën 13 të tjerë janë plagosur.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, i cili ndodhi vetëm disa orë pasi Ghani nisi fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale duke insistuar se “paqja është duke arritur” dhe se bisedimet me talibanët “do të zhvillohen.

Këto komente Ghani i bëri gjatë një tubimi në Kabul. Ai po garon për një mandat të dytë në postin e presidentit. Në këto zgjedhje ai do të përballet me 17 kandidatë të tjerë.

Më herët sot gjatë ditës, talibanët hodhën poshtë një deklaratë nga një ministër afgan, i cili ka thënë se shpreson që gjatë këtij muaji, Qeveria afgane dhe talibanët do të zhvillojnë bisedime direkte./ REL

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here