Analisti Ben Andoni: Kompleksi teatror nuk duhet prishur ka peshë të madhe për qytetarët

0
342

Teatri kombëtar, analisti Ben Andoni  tha se kompleksi teatror nuk duhet prishur, kjo për shkak sepse ka peshë shumë të madhe për qytetarët, sidomos për ata të Tiranës.

Ben Andoni: Për mua ka qenë e dhimbshme ndarja e artistëve. Ishte e pamundur që artistët të ndaheshin në këtë lloj forme dhe ajo çka kam parë është se artistët janë të paqartë për atë që duan në lidhje me teatrin. Në fakt i bashkon diçka e përbashkët, çështja e teatrit. Ka dy fryma. Ajo që lidhet me godinën dhe ajo që lidhet më pas me punën e vlerëve të teatrit. Personalisht besoj se një pjesë shumë e madhe e njerëzve mendojnë që kompleksi teatror nuk duhet prishur, unë i përmbahem personalisht kësaj. Të themi të drejtën realisht ajo godinë nuk ka trajta impozante, arkitekturore, por për Tiranën ka peshë shumë të madhe, sidomos për qytetarët e Tiranës. 

Analisti Andoni tha se që në vitet ’30 territori ku është sot Teatri Kombëtar, ka qenë i paracaktuar për godinën e një teatri.

Ben Andoni: Dikur ka pasur një projekt shumë interesant që unë e kam prezantuar nëpërmjet një lloj medie, por që është anashkaluar. Ka qenë diçka shumë interesante. Që në vitet ’30 ky vend ka qenë i paracaktuar për godinën e një teatri, që ishte prezantuar një një shqiptar i rumanisë, i cili kishte mbrojtur doktoraturën në Bukuresht. Shpresoj që ai projekt të jetë i gjallë. Çuditërisht pas disa vitesh, teatri është ndërtuar para se të vinin italianët, teatri bëhet në të njejtin vend. Duke pasur këtë peshën e madhe historike brenda, personalisht kam qenë partizan i asaj që ky territor është i dedikuar për teatrin, sepse ka vlerë shumë të madhe jo thjeshtë godina, por e gjithë hapësira.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here