Kosova nën vëzhgim para Samitit të Parisit,Gjermania ndjek nga afër zhvillimet

0
160

Dorëheqja e Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit e  ka zënë në befasi gjithë Kosovën, rajonin dhe më gjerë andaj edhe mund të jetë pengesë për disa procese që pritet të ndodhin në vazhdim për vendin.

Pas anulimit të Samitit të Parisit që ishte thënë se do të mbahej në korrik një i tillë ditë më parë u raportua se do të mbahet në shtator. Temë kryesore e samitit pritet të jetë dialogu Kosovë-Serbi dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare mes shteteve.

Qeveria e Gjermanisë ka thënë se po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, andaj vendimi për një takim të mundshëm në Paris nuk është marrë ende.

Gjermania është e interesuar dhe mbështet rifillimin e dialogut Kosovë –Serbi të udhëhequr nga BE-ja.

Mes tjerash Gjermania nuk lë pa u përmendur taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, shtete këto që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne mbështesim një rifillim të shpejtë të dialogut të udhëhequr nga BE mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Prandaj, do të mirëprisnim shfuqizimin e taksës 100% të vendosur nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”, thuhet ndër tjera në përgjigje.

Kujtojmë, se kryeministri në largim ka bërë të ditur të premten se taksa vazhdon të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga vendet që kanë taksë 100 për qind.

Po ashtu, duhet theksuar se taksa e vendosur në nëntor të 2018 ka bllokuar dialogun me Serbinë pasi kjo e fundit nuk pranon të ulet në tavolinë me 100 përqindësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here