Standard.al

Koment/Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Batoni punojnë për lidershipin rajonal të Serbisë?!

0

Nga Enver Bytyçi 

“Serbia është e gatshme të nënshkruajë çfarëdo marrëveshje me Kosovën, në qoftë se merr garanci që nuk do të humbasë fuqinë e vet si shtet”, thuhet në njw dokument të botuar nga Carnegie Moscow, rrjet botëror që merret me analiza të zhvillimeve politike dhe të ripublikuar nga gazeta beogradase ‘Danas’.

Shikoni – kushti i marrëveshjes me Kosovësn është që ‘Serbia ta ruajë fuqinë e saj si shtet’. Kjo do të thotë që Serbia të ruajë pozicionin e lidershpit në rajonin tonë, pozicion, të cilin Fuaqitë e Mëdha ia dhanë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913, më pas në Konferencën e Versajës e të Parisit, kur morën vendimin për themelimin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe fuqinë e Jugosllavisë së pas Jaltës me Titon në krye.

Se Beogradi ka për qëllim ruajtjen e kësaj fuqie në rajon, edhe pse Serbia u bombardua nga NATO më 1999, këto përpjekje të tij janë dëshmuar më qartë në dialogun me Prishtinën. Udhëheqësit e Serbisë, si para, si pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u sollën me palën kosovare si padronë. Ndonëse mizoritë e tyre kundër shqiptarëve duhej t’i bënin të ishin inferiorë. Të gjithë udhëheqësit serbë postmilosheviçianë u sollën politikisht me

 

Kosovën njësoj si Milosheviçi. Qwllimi ishte ruajtja e lidershipit ballkanik nga ana e Beogradit.

Në fund të fundit vendet e vogla të përmasave të Serbisë nuk konkurojnë për lidership kontinental ose global. Të tilla vende ushqejnë nacionalizmin në popujt e tyre me qëllim që të garantojnë lidership rajonal. Normalisht çdo vend do ta synonte nga pikëpamja strategjike një ambicie të tillë. Por Serbia e zhvillon atë në një frymë hakmarrëse, armiqësore, duke punuar për shkatërrimin e popujve të tjerë, në vend të përkushtimit për progresin e saj.

Ambicia serbe për lidership në Ballkan u shfaq me agresivitet në rastin e përpjekjeve për të realizuar ndarjen e Kosovës, përmes të ashtuquajturit shkëmbim i territoreve ose korrigjim i kufijve. Sipas projektit beogradas të miratuar nga zyra e presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, nëse Serbia ndan Kosovën ajo bashkon gjithashtu më pas Republikën Srpska me Republikën e Serbisë. Me këtë projekt udhëheqësit serbë punojnë në dy dimensione. Së pari, krijojnë një Serbi të fuqishme, duke marrë pasuritë e Trepçes dhe gjysmën e territorit të Bosnjë-Hercegovinës, nga ana tjetër ‘tregohen bujarë me shqiptarët’, duke ua njohur atyre të drejtën që pjesën e mbetur të Kosovës së ndarë të bashkohet me Shqipërinë.

Kësisoj Beogradi llogarit që nëpërmjet krijimit të Serbisë Madhe të mundësojë përfundimisht një shtet shqiptar të pa aftë ta konkurojë Serbinë për lidership në rajon. Dy shtete, ai i Shqipërisë dhe ai i Kosovës dhe një gjysmështeti shqiptar i Maqedonisë shihen si rrezik për fuqinë e Serbisë në rajon. Prandaj ajo kërkon ndarjen dhe shpërbërjen e shtetit të Kosovës.

Por në gjithë këtë histori, kësaj radhe Beogradi ta rekrutuar për realizimin e planit të tij për një shtet të fortë e lider në Ballkan, dy shqiptarë të fuqishëm, Edi Ramën dhe Hashim Thaçin. Këshilltar dhe ndihmës special i këtyre të dyve, i paguar nga Aleksandër Vuçiç në natyrë, është Baton Haxhiu. Batoni, edhe kur planni për ndarjen e Kosovës mori goditje të rëndë në Berlin, u shpreh se ‘Do ta shihni nga tetori se si do të vijnë punët’, duke zbuluar se është aktor edhe i procesit që po ndodh me kundërshtarin kryesor të ndarjes së vendit, kryeministrin Haradinaj. Thuhet se dosja kundër Haradinajt e dërguar me emergjencë nga Beogradi në Hagë është përgatit me kujdesin e posaçëm të Baton Haxhiut, i ngarkuar i Vuçiç, Ramës dhe Thaçit në këtë mision për eleminimin e rolit të Ramushit si pengesë e planit të ndarjes së Kosovës.

Batoni që në qershor e dinte se çdo të ndodhë në fund të korrikut, në gusht, në shtatot e në tetor. Sepse punonte dhe punon vetë për realizimin skenarit të Beogradit për ndarjen e Kosovës dhe humbjen e fuqisë së shqiptarëve në rajon. Serbia gjithmonë ka llogarit të bëhet shtet i fuqishëm duke dobësuar shtetet e tjera, para së gjithash shqiptarët. Të njëjtën gjë bën Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Ndërsa Baton Haxhiu duhet hetuar nga shërbimet mike ndërkombëtare, sepse shërbimin sekret në Kosovë e komandon ai bashkë me Hashimin, që do të thotë e komandon vetë Beogradi.

Moska është kryeqyteti që përfiton dejtpërdrejt nga lidershipi shtetëtor serb në rajonin tone. Përmes Beogradit ajo manipulon dhe ushtron influencën e saj kudo në shtetet ballkanike. Dhe kjo do të thotë se sovranteti i shtetit shqiptar dhe atij kosovar permes Edi Ramës dhe Hashim Thaçit është dorëzuar praktikisht jo vetëm në Beograd, por edhe në Moskë.

Vetëm një gjë nuk kuptoj. Si është e mundur që shefi i një ushtrie që luftoi për ta çliruar Kosovën nga Serbia të punojë 20 vite pas luftës për ta dorëzuar sovranitetin e vendit të tij po te Serbia?! Sa për Edi Ramën e kam një shpjegim. Çmenduria e tij nuk njeh asnjë kufi dhe askush nuk duhet të habitet për çfarëdo që ai ka bërë dhe do të bëjë në të ardhmen. Derisa ne shqiptarët votojmë çmendurinë, atëherë do të duhet që vullnetarisht të shkojmë vetë në çmendinë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.