Standard.al

Basha në Këlcyrë: Pastrimi i parave, aktiviteti kryesor i Ramës. Po shkatërrojnë ekonominë( FOTO)

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimit në Këlcyrë shprehu shqetësimin se aktiviteti i pastrimit të parave bëhet me mbështetjen e qeverisë. “Duke filluar me projektin për Teatrin, Unazën e Re, Milot – Balldren, të gjitha janë projekte për të pastruar paratë e drogës. Ky është është i vetmi aktivitet ekonomik që ecën në Shqipëri, as turizimi, as bujqësia, as prodhimi, as eksportet. Pa investime të huaja nuk ka punësim, nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie.”- vuri në dukje kryedemokrati. Ai vuri në dukje faktin se Edi Rama ka detyruar investitorët e huaj të largohen nga vendi, në mënyrë që të mbrojë grabitjet e klientëve të tij. Ai gjithashtu theksoi se Partia Demokratike është e gatshme t’i përgjigjet mesazhit plebishitar të 30 Qershorit, ndryshimit të qeverisjes së vendit për të ndryshuar Shqipërinë.

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.