Teatri/Spahiu: OSBE foli qartë, të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

0
95

Përparim Spahiu ka reaguar rreth çështjes së Teatrit kombëtar.

“OSBE foli fare qartë për Teatrin Kombëtar, të pritet vendimini i Gjykatës Kushtetuese tha.

Pyetja që më lind dhe besoj gjithsecili e mendon është se kush ka më shumë rëndësi, Teatri apo zgjedhjet demokratike, të lira dhe të ndershme.

Un besoj se duhet të trajtohen njëlloj.

Deklarimi i z. Palmer, që të bëhen njëherë zgjedhje pastaj të vendosë Gjykata Kushtetuese nëse Presidenti kishte të drejtë apo jo me dekretimin e një date të re zgjedhjesh, do të ishte njëlloj sikur shefi i OSBE të shprehej se ta shembi Rama me Erjonin njëherë teatrin dhe nëse gjykata nuk ju jep të drejtë të ndërtohet përsëri.

Deklarimi i Palmer bëri që mbi demokracinë dhe ligjin të mendohej për stabilitetin, stabilitet vetëm më 30 Qershor të kuptohemi.

Kështu që besoj se jemi të gjithë në kohë dhe të reflektojmë kundrejt datës së dekretuar të zgjedhjeve të 13 Tetorit.

Edhe pse zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër, pasuar nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 u faktua me zë blerja masive e votës, përfshirja masive e krimit në to, përsëri them se rikthimi në votime moniste është më i rëndë për të gjithë ne, për të ardhmen e këtij vendi.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here