Shqipëria është në rrezik! Ish-deputeti: Ja çfarë po ndodh në Devoll…

0
109

Kryetari në detyrë i bashkisë së Devollit bashkë me administratën nuk i kanë lejuar socialistët që të konstituojnë Këshillin e ri Bashkiak në ambientet e institucionit.

Kjo ka bërë që socialistët me këshilltarët e rinj dhe kryetarin e bashkisë të zhvendosen në ambientet e nënprefekturës për të bërë konstituimin.

Ndërkohë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa shkruan në Facebook se paligjshmëria e 30 Qershorit po thellohet akoma më shumë sot në Bashkinë e Devollit.

“Të pavotuar nga shumica e devollinjve, ediramat e Devollit janë mbledhur në ilegalitet, larg qytetarëve dhe po marrin në godinat e qeverisë mandatet e pavleshme të këshilltarëve bashkiakë”, shkruan ai.

Statusi në Facebook i Endri Hasës:

Paligjshmëria e 30 Qershorit po thellohet akoma më shumë sot në Bashkinë e Devollit. Të pavotuar nga shumica e devollinjve, ediramat e Devollit janë mbledhur në ilegalitet, larg qytetarëve dhe po marrin në godinat e qeverisë mandatet e pavleshme të këshilltarëve bashkiakë.

Është hera e parë në historinë e pluralizmit kur PS, injoron Bashkinë, institucionin që përfaqëson vullnetin direkt të qytetarëve.

Është hera e parë që mandatet e paligjshme jepen në prefekturë, kundër vullnetit të qytetarëve.

Është hera e parë që pakica vendos për shumicën.

Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi ku shpërndahen mandatet e pavlefshme, në prefekturë, në zyrat e PS apo në ndonjë godinë private. Për të ka rëndësi vetëm të kontrollojë gjithçka!

Shqipëria është në rrezik!

Çdo pushtet sot është në duart e Edi Ramës dhe po përdoret kundër interesit publik. Bashkitë janë vetëm një burim për të grabitur. Shqiptarët e kanë kuptuar këtë, prandaj e refuzuan me një vendim plebishitar më 30 Qershor! Ne na takon t’ia shkurtojmë jetën këtij regjimi mbytës për vendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here