Rama, një mediokër, pervers dhe i sëmurë psiqik…

0
102

Nga Kastriot ISLAMI

Rama erdhi në pushtet dhe qeverisi si drejtues oruellian…Dhe mesa duket edhe fundi do ta jetë oruellian…:

Rilindja si një çmenduri, si e Keqja e Madhe që rrënoi e varfëroi shqiptarët, goditi meritën e ndershmërinë, promovoi injorancën e klientelizmin, vrau shpresën e të ardhmen, largoi masivisht shqiptarët dhe për paksa nuk hodhi në erë sovranitetin e cenoi integritetin e Shqipërisë.

Rama, si drejtuesi i sektit të rrezikshëm, injoranti paranojak që jetoi e përfundoi siç e meritonte në bunkerin e Surrelit ndërkohë që milionat e eurove fshehura në llogaritë off shore s’mundi askush nga banda e tij ti gëzonte…

Rama, si mashtruesi e gënjeshtari që i rrëmbeu mbështetjen qytetarëve të varfër duke ju premtuar mrekullitë e pafundme dhe mbretëroi duke i dërguar ato drejt ferrit…

Rama, injoranti frikacak e mediokri sharlatan që përdori hajdutët e kriminelët për të fituar e mbajtur pushtetin dhe për të krijuar pasuri të paligjshme…

Rama, si drejtuesi oruellian që kapi shtetin e vuri nën kontroll të gjithë institucionet, rrënoi ekonominë, paralizoi shtetin dhe komprometoi ndërkombëtarët…

Rama, frikacak e lëpirës që gjithnjë fshihej pas zagarëve lehaqenas për të goditur opozitarët e kundërshtarët…

Rama, delirant që shkatërroi gjithçka për të filluar nga zero por që u fundos në zullumin e marrëzive të tij…

Rama, kllouni që mbeti gjithë kohës i rrethuar nga kukulla e injorantë agresivë e sharlatanë që u vetëshkatërruan në ferrin e qeverisjes zullumqare dhe nga ëndrrat për pushtet absolut të liderit global, që i përdorte sikur ti kishte hyzmeqarë të haremit të tij…

Rama një mediokër, një pervers, një i sëmurë psikik, që nuk arriti të qeveriste as një ditë te vetme, por që deklamonte cinik e qesharak budallallëqe pafund para qytetarëve të sjellë me forcë në karriget e importuara, duke u përpjekur të sundonte duke i përçarë dhe nënshtruar shqiptarët…

Rama, ‘oratori’ i droguar i parlamentit që kërcënonte opozitën e kundërshtarët…

Rama, kokëfortë e paranojak, që u shfaq si armik i demokracisë, pluralizimit dhe të ardhmes së shqiptarëve..

Rama, karakteropati që eliminoi çdo mundësi brenda PS për ta penguar atë në marrëzitë e zullumet e tij…

Rama, diabolik që vendosi nën kontroll të gjithë institucionet drejtësisë për të penguar gjykimin e ndëshkimin e korrupsionit qeveritar dhe të lidhjeve të tij me krimin e trafiqet ….

Rama, i paaftë për të bashkëpunuar e bashkëndarë pushtet, që e detyroi opozitën të largohej nga kuvendi, zaptoi të gjithë pushtetet, qendrore e vendore… dhe orkestroi ngritjen e opozitës fasadë…

Rama shkurtimisht mund të thuhet se u shndërruar në ‘Guida Supreme’ e sektit të Rilindjes…

Shumë njerëz të ndershëm u angazhuan për ti ndërprerë atij mandatin e realizimit të së Keqes Absolute…

Por mesa duket Rama do të përmbyllë ‘mbretërimin oruellian’, duke u vithisur i vetmuar në bunkerin hermetik të Surrelit… Thënë ndryshe, i zhytur dhe mbytur në marrëzitë e zullumet e tij, për shkak të mendjes së tij perverse e diabolike dhe frika e tmerrshme që e ka zënë dhe po e lë pa gjumë duke i shkatërruar çdo qelizë të trupit….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here